Ngjet në Ballkan, Championsi mes ‘vëllezërish’…

Crvena Zvezda dhe Olipmikaos e Pireut, të dyja pjesëmarrëse në Grupin B për Champions League, u takuan mbrëmë në ‘Rajko Mitiç’ të Beogradit për llogari të takimit të dytë në grup.

Një sfidë e cila sipas mediave serbe, edhe pse në rang Championsi, është luajtur mes vëllezërish (një pankartë në mes të fotos në anglisht).

Së paku kështu është trajtuar kjo ndeshje nga organizatorët të cilët kishin përgatitur një koreografi fantastike.

Mbishkrimi  mbi foto, tregon lidhjen mes dy klubëve të ballkanit që në fushën e lojës, prodhuan një ndeshje mjaft emocionuese.

Olimpiakos ka fituar pjesën e parë me një gol të Rubin Semedos në të 37-tën ndërkohë që “vëllai” vendas, përmbysi në të dytën me Vuliç (62’) dhe në fund me Milunoviç (87’) dhe Boakye (90’).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!