Interin e thyen Suarez, Lajpcig ‘mat’ nga Lioni. Liverpuli e ka shpëtimtarin…

Dortmundi kalon në takimin e orës 18 :55 Slavian e Pragës me dy gola të Hakimi (35’, 89’) duke i dhënë mundësi vetës të arrijë te 4 pikë në dy takime në Grupin F.

Ndërkohë që paralelisht, Napoli u ndal pa gola ndaj Genk në Belgjikë. Më herët klubi i Napolit, ka pezulluar kapitenin Insinje i cili e ndoqi takimin nga tribuna. Për t’u zbuluar detajet..

Zijec protagonist dhe gol që në 8’ ndaj Valencias. Lojtari i Ajaksit, ndër të zhurmëshmit në merkaton e verës, vijon të ndihmojë harkëtarët drejt suksesit.

Por edhe Promes po shfaqet së fundi si golashënues. Më herët spanjollët humbën një penalti me Dani Parjen, ndërkohë që Promes, gjeti të dytin në të 34-tën. Van De Bek në të 67-tën, mbyll llogaritë ndaj një Valencia tërësisht jashtë pritshmërive. 0-3.

Mane, Robertson dhe Salah, janë autorët e tri golave të Liverpulit në fraksionin e parë ndaj një goli të Salsburgut të Hvang Çan në të 39-tën. Por e dyta, dhuron surprizën e bukur me austriakët që barazojnë me dy gola të shpejtë në minutat 56’,60’. Gjithsesi, Liverpul me Salah, bën atë që duhet. Shënon golin e 4  në të 69-tën duke marrë kryesimin e takimit.

Te Lilë- Çelsi, Abraham kaloi përpara blutë e Londërs në të 22-tën, ndërsa Osimhen, barazoi për vendasit në të 33-tën. Ulian, 12 minuta nga fundi, gjën golin e dytë për formacionin e Lampard.

Zeniti me një gol të Dzyba (22’) mbylli në avantazh pjesën e parë ndaj Benfikës. E dyta dhuron gola të tjerë për rusët të cilët shënojnë dhe dy herë të tjera.Për luzitanët shkon në gol  De Tomas (85’).

Blof te Lajpcig-Lion. 0-1 pjesa e parë, Depai autor i golit në minutën e 11-të. Në pjesën e dytë, teksa gjermanët të fokusuar totalisht përpara, Lion godet për herë të dytë me Terrier në të 65’tën.

Argjentinasi Lautaro Martinez për Interin që në minutën e 1-rë, pllakos heshtjen në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës. Raste të shumta për ekipin e Kontes edhe pse Barcelona ka kontrollin e lojës.

Në pjesën e dytë, Luis Suarez, dhuron spektakël me golin e barazimit në të 58’-tën. Goditje me të djathtën fluturimthi nga jashtë zone. Handanoviç i mundur. Por uruguajani pas një pasimi të Mesit paralel me vijen ballore, futet mes kundërshtarëve dhe realizon të dytin në të 85’-tën.

Rezultatet e sotme:

Genk- Napoli   0-0

Slavia- Dortmund 0-2

Liverpul- Salsburg 4-3

Zenit- Benfika 3-1

Lejpcig-Lion 0-2

Barcelona- Inter 2-1

 Valencia- Ajaks 0-3

 Lilë- Çelsi 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!