De Jong: Në ‘Camp Nou’, nuk falim…

Frenki De Jong, mesfushori i Barcelonës, e ka për herë të parë një përballje ndaj Interit. “Gazzetta dello Sport” e ka pyetur holandezin lidhur me shumçka për këtë sfidë të Grupit F.

Ylli i ri i blaugranëve, ndërsa ka vlerësuar maksimalisht Interin, ka thënë ndër të tjera që sa herë përmendet Interi, atj i shkon në mendje holandezi tjetër që ka bërë histori me zikaltërit Shnajder.

Për mua është hera e parë që luaj kundër Interit. Më vjen në mendje Shnajder dhe tripleta e famshme e Interit. Do të jetë një sfidë e vështirë pasi Interi ka një skuadër të madhe.

Janë përmirësuar dhe mjaft teknikë. Konte është një super trajner. Kampion te Çelsi e Juve dhe tani me Interin e ka nisur mjaft mirë. Do të ketë në mëndje ndonjë surprizë , ndaj duhet të jemi gati.

E vertetë që nuk jemi qënë aq mirë, por në “Camp Nou”, të vendosur për të qënë të fortë. Mesi? Do të mungojë por dhe pa lojtarin më të mirë në botë, kemi ide dhe synojmë më të mirën.

Jemi më pak të fortë, por mbetemi skuadër shumë e mirë”-tha 22 vjeçari, De Jong

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!