Bajerni shpartallon Totenhemin, Gnabri 4 gola…

Shkëlqen Zhoao Feliks te Atletiko Madrid. Goli i tij në të 48-tën, i hapi rrugën suksesit të madrilenëve ndaj Lokomotiva Moskë.
Higuain, Bernardeski dhe Kristiano Ronaldo, udhëheqin Juven në sfidën ndaj ‘aspirinave’ të Leverkusen, ndërsa në Totenhem- Bajern Mynih, golat janë si në përballje tenisi. Gnabri poker historik.
Te Gallatasaraji- PSG, Ikardi gjën golin e parë parizien, teksa në Siti-Dinamo Zagreb, rezultati mbeti i bardhë deri në minutën e 66-të kur Sterling shënoi të parin për ‘qytetarët’.
Rezultatete mbrëmjes në takimet e dyta në grupet e Champions League:
Gallatasaraj-PSG 0-1
Juventus-Bajer Leverkusën 3-0
Lokomotiva Moskë – Atletiko Madrid 0-2
Mançester Siti-Dinamo Zagreb 2-0
Crvena Zvezda-Olimpiakos 3-1
Totenhem-Bajern Mynih 2-7