Atalantën e mund…’Solomon’

 Grupi C: Atalanta- Shahtjor 1-2. (Zapata 28′ / Moraes 41′, Solomon 90’+5′ )

Atalanta e Gasperinit aq dinamike në Seria A, është mundur sot me rezultatin 1-2 në fushën e vet (u luajt në Milano) nga Shahtjor Donetsk, duke mbetur në fundin e grupit C.

Bergamaskët e Gjimshitit, sot në stol, filluan mirë dhe patën mundësi të kalonin shpejt përpara. Më pas, fituan një penallti të cilin Iliçiç e shpërdoroi.

Zapata korigjon dhe kalon Atalantën përpara. Shpejt ukrainasit të veshur në gri, barazojnë me Moraes në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Atalanta krijoi më shumë raste duke iu afruar disa herë kuadratit mik, por pa arritur të konkretizojë.

Shpërqëndrimi në kohën shtesë, i’u kushtoi rëndë, teksa skuadra mike, arrin të shënojë të dytin.

Ishte Solomon. Jo ai i Partizanit… i cili pas një kundërsulmi shënoi golin  me vlerën e tri pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!