Teuta gati, fitorja e ngjit në… ‘krye’

Edhe pse derbi numër 155 mes Tiranës dhe Partizanit, në program të dielën në ‘Selman Stërmasi’ ka zënë gjithë ‘hapsirën’, Kategoria Superiore nesër, luan disa sfida interesante.

Teuta- Kukësi, konsiderohet provë e madhe e ‘djemve të detit’ të cilët kurrësesi nuk mund të gabojnë në shtëpi.

Nga ana tjetër qëndron Kukësi. Nga java në javë, nën drejtimin e Shpëtim Duros, po konsolidohet si kandidatja kryesore për fitimin e titullit të dytë kampion në histori.

Megjithatë nesër, Shkëmbi nuk do mund të ketë sherbimet e fierakut Albano Aleksi, ndërsa te Kukësi, Et’hemi dhe Musta konsiderohen mungesa të rëndësishme.

Durraskët kanë vijuar të qetë përgatitjet dhe rikthimi me kapacitet normal të fantazistit Sherif Kallaku, ka entuziasmuar kampin bregdetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!