Bylis, Ndreca e merr në…ballë

Edison Ndreca njëri nga pikat kryesore të këtij Bylis “prepotent’, teksa po ecën me sukses në kampionat, nuk do të jetë pjesë e skuadrës nesër në ‘Adush Muça’ ndaj Flamurtarit.

Gjatë seancës së djeshme mesfushori i linjës së majtë, pati një përplasje të frikshme gjatë stervitjes dhe kontakti fizik, ka rezultuar mjaft i fortë aq sa Ndreca, është detyruar të marrë sherbim të specializuar e të qepet disa herë në…’ballë’.

Bylis i tij, pritet të shfrytëzojë në maksimum kualitetet dhe faktorin fushë për të kaluar Flamurtarin dhe me gjasë nese ngjet, do pozicionohet më lart se vendi i 5 që ka aktualisht, me 8 pikë.

Te formacioni i Dovedan, kthehet kapiteni Murataj ndërkohë që Ndreca do bëjë stop të detyruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!