sportiim2

Starton java, Teuta- Kukësi, provë force…

Superiorja sot në javën e 6-të. Bylis- Flamurtari, Luftatari- Laçi, Vllaznia-Skënderbeu, dhe Teuta-Kukësi, çiftet sot në fushë.

Duke nisur nga ora 16:00. Për t’ja lënë radhën derbit të madh të kryeqytetit nesër Tirana-Partizani.

Gjithçka e fokursuar te loja atraktive dhe pikët. Faza e parë ka treguar se skuadrat janë thuajse në nivele të përafërta dhe surprizat në fusha të caktuara, janë të pritshme.

Sot, spikat Teuta- Kukësi në ‘Niko Dovana’. Vendasit në kërkim të kthesës pas asaj humbjeje javën e kaluar në Korçë.

Nga ana tjetër, verilindorët për të ruajtur vazhdimësinë e javëve të fundit. Por edhe duelet në Gjirokastër, Ballsh e Shkodër, mbartin në vetvete mistere të shumta.

?>