Ilion Lika: ‘Jemi gati për derbin’

Derbi numër 155 mes Tiranës dhe Partizanit, ka zgjuar kryeqytetin. Ai do të luhet të dielën ora 19:00 në ‘Selman Stërmasi’ të kryeqytetit shqiptar, Tiranë.

Vjet, Skënder Gega në krye të Partizanit, deklaronte para derbit të fundit sezonal: “ Mund të shënojë edhe protieri, ejani në festë”.

 Kaq mjafton për të kuptuar se cfarë është në thelb derbi më i madh shqiptar. Këtë radhë, situata duket disi më ndryshe. Tirana në rritje e Partizani me luhatje.

Nëse dekadën e fundit, Partizani e ka thyer shpesh Tiranën, teksa kryeqytetasit bardheblu nuk arritën asnjë fitore, këtë herë pritet që situata të prevalojë më ndryshe. E ka deklaruar portieri i Tiranës Ilion Lika:

Jemi të gatëshëm për të triumfuar. Dikur ndërsa luaja me Dinamon në hapat e mi të parë, stadiumi ishte plot, por atmosfera ishte shumë më e qetë. Tani jo. Ndeshje të tilla duhen fituar.

Tifozët tanë, kanë qënë gjithnjë aty dhe e duan fitoren me çdo kusht. Ne jemi gati. Tirana ka synime për kampionatin në këtë 100 vjetor të klubit dhe objektivat nuk vijnë pa fituar në derbi”- shprehet 39 vjeçari Ilion LIka që pritet ta nisë titullar në kuadratin bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!