Turfullon Vllaznia, Laçi me skema… ‘italiane’

Kategoria Superiore java e 5 -të.

Vllaznia- Luftetari 0-0

Flamurtari-Laçi 3-3 (Pjeshka 27′, Sukaj45’+2′, Haruni 86′ / Xhixha 39′, Teko 64′, Nuabueze 66′)

Vllaznia- Luftetari dhe Flamurtari- Laçi, ishin dy takimet e  fundit që mbyllën javën e 5 të këtij kampionati të Kategorisë Superiore numër 81.

Në ‘Loro Boriçi’ vendasit kuqeblu, duket se kanë hedhur hapin e madh të gabuar ndërsa përballë një Luftetari pa shumë eksperiencë, nuk kanë arritur të shkojnë te goli.

 Rastet nuk kanë munguar por Lika me shokë, herë për nxitim para porte e herë nga aftësia e mbrojtes me shumë forca të miqëve, mbetën thatë. Marantas dhe grupi i gjirokastritëve, morën atë që kërkuan në 90 minuta, pikën. Luftëtari meriton të komplimentohet.

 Në takimin e Vlorës, vënë në pikëpyetje për t’u luajtur, për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët me sigurinë, e dha efektin e vet.

Idrizi në rolin e administratorit, çuditërisht vendosi të mbyllë dyert për tifozët që kurrësesi nuk duheshin privuar nga e drejta për të ndjekur në shtëpi skuadrën e tyre.

Kthyer te ndeshja, ajo nisi me presionin e Laçit që për shumë minuta vihet në kërkim të golit. Flamurtari i Sadedinit, është me fat në të 27-tën teksa pas një goditje standarte, topi shkon te Pjeshka që realizon një gol të bukur. 

Reagimi i bardhezinjëve është konkret. Lojë në gjithë hapësirën dhe raste. Nuabueze më i miri për Laçin, pasi ka shpërdoruar një rast flagrant, sherben për Xhixhën në të 39-tën dhe sulmuesi i ri i miqëve, barazon shifrat.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit të pjesës së parë, vjen një penallti e vjedhur turpshëm nga Sukaj dhe e dhuruar me xhentilesë nga gjyqtari Xhaja. Është shkodrani që realizon për 2-1.

 E dyta nis me vrull për kurbinasit. Megjithatë, edhe pse Laçi ngulmon, barazimi vjen disi vonë në të 64-tën. Sërish është Nuabueze ai që jep asistin numër 2.

Këtë radhë, topi i nisur nga amerikani, gjën të lirë Tekon me brazilianin që e depoziton topin në rrjetë. Starova udhëzon për të shtyrë pandërprerje përpara dhe Nuabueze ia ‘dëgjon’ fjalën duke depertuar në zonë e fituar penallti. E kthen vetë në gol për avantazhin e Laçit.

Por sikundër në gjithë këto javë të fazës së parë, Laçi pas golit kthehet prapa. Një skemë e vjetër ‘italiane’. Goli i Flamurtarit në fund, nga Haruni, mjaft i bukur. Flamurtari merr pikën e parë, ndërsa Laçi pas këtij zhgënjimi, ngjitet në kuotën e 5 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!