Shirat nxjerrin jashtë ‘loje’ stadiumin…

Reshjet e dendura që mbuluan vendin kanë dëmtuar përveç infrastrukturës urbane dhe fusha e impiante sportive.

I tillë është rasti i stadiumit ‘Laçi’ dhe kompleksit stërvitor pranë stadiumit. Kështu edhe pse tapeti i impiantit kryesor ka mbajtur, sistemi vaditës, në këtë rast pompat e ujit, kanë dalë jashtë funksionit.

Sipas asaj që raportohet nga Bashkia Kurbin, i gjithë sektori i vendndodhjes së pompave, nuk është funksional. Sistëmi elektik pas mbulimit të sallës së pompave nga uji, e ka “shkrumbuar” panelin e komandimit të tyre. Gjëndja alarmane.

Por edhe kompleksi sportiv bri stadiumit, ka vuajtur shirat e rrembyer. Në anën veriore të fushës, kanali kullues, ka dalë nga shtarti dhe ka grryer një pjesë të mirë të fushës stërvitore.

Edhe në hyrje të kompleksit, ka shënja të dukshme inertesh duke e bërë të paaksesueshëm fushën (foto).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!