MotoGp, Vinjales niset i pari…
Marvik Vinjales do të niset i pari në MotoGP e San Marinos nesër. Në pisten e Mizanos, pas Vinales, që e ka polin e dytë sezonal, në mënyrë surprizë, do jetë Espargaro, ndërkohë që i treti renditet Qurtararao.
Një “fërkim’ mes Mark Markez dhe Valentino Rosit, i ka shtyrë mjeshtërit e motorrave, të pozicionohen në vend të 5 dhe të 7.
Ndërkaq, piloti i Yamaha, Vinjales, regjistroi kohën 1’32”265. Spanjolli 24 vjeçar, mban vendin e 5-të në rënditjen e politëve në MotoGp pas 13 garave zyrtare me 118 pikë. Udhëheq Markez me 250 pikë.