Laska: ‘Objektivë madhorë, tifozët, hyrja falas’…

Ishte praktikuar gjatë fazës së 4 por klubi i Laçit, vendos që hyrjen falas në impiantin sportiv, ta aplikojë që në takimin e dytë shtëpiak këtë të diel ndaj Partizanit.

Nisja jo e mirë dhe pretendimet e larta sezonale, duket se e kanë shtyrë presidentin bardhezi  Pashk Laska, të ftojë tifozët duke i shpërblyer me hyrjen falas.

Bëhët fjalë vetëm në sektorë të caktuar dhe sipas kreut të klubit, kjo përkon me pjesën përballë tribunës-karshinë.

Laçi ka objektivë madhorë. Duam të kthehemi te rezultatet pozitive dhe me lojtarin e “12”-të, mund të jemi më të karikuar. I ftoj tifozët tanë të jenë prezentë në mbështetje të skuadrës.

Natyrisht me korrektësinë e duhur. Hyrja përballë tribunës, do të jetë falas. Ata (tifozët), na kanë mbështetur kudo dhe e ndjej detyrim t’i ftoj falas këtë radhë”-tha presidenti i Laçit për spotiim.al.

Presidenti bardhezi me eksperiencë gati 15 vjeçare në krye të Laçit, nuk i lë asgjë rastësisë. Me një trajner super cilësor si Sulejman Starova dhe një grup të mirë formuar, Laska beson se ky edicion është i duhuri për trofe. Ai nuk e thotë ‘copë’por në frazën poshtë, lë shkak të kuptohet se skuadra aktuale, dimensionohet si pretendete e një njërit prej dy trofeve.

Ç’mund të bëj më tepër? Nuk e di. Di që kam trajnerin më profesionist dhe kam sjëllë në skuadër disa futbollistë super cilësorë. Është me rëndësi të kthehemi te objektivët tanë si klub. Ata e dinë mirë se çfar kërkohet në vijim”- tha Laska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!