Ardian Mema: ‘Skënderbeu ndeshja e muajit…’

Tirana ka gati shtëpiaken me Skënderbeun në program nesër në ‘Selman Stërmasi’. Kryesuesit e kampionatit të 81-të, vijnë në këtë përballje me korçarët me pretendime serioze, ndërsa e vlerësojnë në maksimum kundërshtarin.

Mema, trajneri i Tiranës, pret maksimumin nga të tijtë duke e konsideruar takimin me formacionin e Ilir Dajës, si takimin më të rëndësishëm të muajit shtator.

Në konferencë për shtyp, Mema ndër të tjera ka thënë:

Skënderbeu? “Çdo kundërshtar ka specifikat e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, pa përqendrimin e duhur të sjell vështirësi. Ne duhet t’i bëjmë hyzmetin deri në fund sepse nuk ka ndeshje të thjeshta. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer që i merr maksimumin lojtarëve. Skënderbeu nuk është një skuadër që mund të merret lehtë dhe pa përqendrim, ka probleme. Nëse thuhet se është skuadër e dobët, është gabim sepse është ndeshja më e rëndësishme e muajit. Nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, por është ekip i mirë.

Grupi? Torasa nuk është i gatshëm për nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur por nuk e rrezikoj ta humbas vetëm për një ndeshje.

Osmani? Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Ai është një pikë e fortë për skuadrën.

Objektiv pikësh? Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër, duhet mentalitet fituesi.

Për sa kohë t’i bëjmë hyzmetin çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Objektivi është që të fokusohemi ndeshje pas ndeshje”. (Intervista e publikuar nga klubi Tirana)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!