Xhixha e Domgjoni, ‘kthehemi te fitorja’

Të dielën në Laç, supersfida Laçi- Partizani. Bardhezinjtë në kërkim të fitores së parë sezonale. Lerda dhe Partizani, me të njëjtin synim, pikët maksimale. Pritet dyndje tifozësh.

 Sulmuesi Redon Xhixha , pjesë e Kombëtares U-21 dhe mbrojtësi  David Domgjoni, ishin futbollistët që folën rreth takimit të së dielës , teksa  skuadra e tyre Laçi, do të ndeshet me Partizanin.

 Kurbinasit, pas tri javëve kanë një pikë por kjo për lojtarët bardhezi, ka pak rëndësi. Sipas tyre, grupi është mjaft cilësor dhe se rezultatet herët a vonë, do të vijnë.

 Laçiani Xhixha, pavarësisht se ende nuk ka shënuar këtë sezon, konsiderohet një sulmes rrace. I shpejtë, teknik dhe me parametra sportivë për t’u admiruar në hapësirën vepruese.

Shpesh shpërthyes e asistues. 20 vjeçari thotë: “Do luajmë një sfidë të fortë me Partizanin. Kam bindjen se do bëjmë më të mirën. Dua që skuadra të fitojë. Më pas, do dëshiroja që dhe un të shënoj”.

 Ndërsa mbrojtësi , Domgjoni që në “erën” Starova ka marrë shumë minuta, deklaroi me bindje se ‘Laçi do marrë maksimumin me Partizanin të dielën, kjo ndalesë na ka ndihmuar goxha për tu përmirësuar’, duke lënë të kuptohet se Laçi, nuk ka alternative tjetër veç fitores.

 Takimi Laçi- Partizani, ndër takimet kryesore të javës së katërt, do të luhet të dielën në stadiumin “Laçi” duke nisur nga ora 16 00.

Klubi bardhezi, përmes njoftimit zyrtar, fton tifozët e tij për mbështetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!