FSHF, ‘garantoni ndriçimin’…

FSHF, mësohet se ka lëshuar një direktivë të re për administruesit e impianteve sportive që funskionojnë me sistem ndriçimi.
Marrë shkas nga ngjarjet e ‘Selman Stërmasit’ përgjatë takimit Tirana-Teuta, teksa njëra nga kullat e ndriçimit nuk u përgjigj, isnsitucioni drejtues i futbollit në vend, duket se kërkon çertifikatë të detajuar për impiantet sportive që duan të luajnë jo sipas variantit diellor.
“Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena”me gjasë e kanë çertifikimin por të tjerat, nuk mund të prenotojnë takime zyrtare pa plotësuar ‘policën’e detajuar që jep siguri.
Gjithsesi, në Superiore, ka stadiume si “Laçi’ dhe Adush Muça”, që nuk kanë fare sistem ndriçimi, ndërkohë që “Zeqir Ymeri” është në rikonstruksion.
