Josa: ‘Te Tirana, s’pati sinqeritet’…

I shkarkuar nga Prishtina, trajneri i njohur Mirel Josa, është kthyer në Tiranë dhe menjëherë aktiv. “Rtshsport”, e ka pyetur Josën për shumë situata të së shkuarës por dhe situatën aktuale sportive në Shqipëri apo Kosovë.

 “Vuaj ende rënien e Tiranës nga Kategoria Superiore, por mendoj se duhet që të kisha vepruar.

U vuajt shumë ajo rënie nga Superiorja. Si Mirel, kam bërë punën duke dhënë më të mirën time në të gjitha klubet ku kam punuar. Thjesht, mendoj se duhet të kisha qenë më i vendosur në disa momente, sepse te Tirana nuk kishte sinqeritet.

Sinqeritet i drejtuesve të klubit karshi institucionit të trajnerit. Ky mos-sinqeritet, bëri që Tirana të zbresë një kategori më poshtë.

Partizani, Kukësi e Laçi janë klube mjaft të organizuar. Partizani është kampion në fuqi, Kukësi investohet por edhe Laçi është një surprizë e bukur.

Në Kosovë janë më konkretë. Por, ajo që unë vura re atje është se ka shumë talente dhe kjo vihet re qartë edhe në ekipet përfaqësuese. Kosova ka përparuar shumë si Kombëtare në këto vitet e fundit”-ndër të tjera Josa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!