Bie Skënderbeu, surprizon Bylis

Kukësi-Laçi 1-1 (Musta 87’/ Nuabueze 52′)

Skënderbeu-Bylis 0-3 (Peposhi 10’, Giundo 45’, Hidi (p)61′)

Partizani- Flamurtari 1-0 (Solomon 23′


U luajtën tri takimet e fundit të javës së tretë. Në Korçë, Skënderbeu pëson një humbje për rekord, ndërkohë që në ‘Loro Boriçi’, protagonistin e bën treshja gjykuese. Partizani vuan, por fiton tri pikë.

Kukësi pritës në Shkodër në takimin me Laçin, barazoi 1-1. I gjithë takimi i luajtur me pak spektatorë në shkallë,ka qënë i mbushur me episode dhe verilindorët të gjëndur në disavantazh pas golit të Nuabuezes në 52-tën i është dashur të djerësijë goxha për të barazuar.

Shpëtimtari i Kukësit është sërish Emiljano Musta që në të 87-tën vendos balancën. Kthyer te minutat e pjesës së parë, Kukësi pretendoi një penallti pas një ndërhyrje të  Xhixhës në dëm të Rrocës të pa-vërshëllyer nga gjyqtari Shahini. Me sulme sporadike shkohet deri në fund të pjesës së parë. Në të dytën befason Laçi.

Skuadra e Starovës pas një aksioni të shpejtë me protagonist Nuabueze, shënon golin e parë të takimit në të 52-tën. Sulmuesi ul bukur një top në hyrje të zonës dhe mes dy mbrojtësëve Teqja dhe Boldor, lirohet dhe godet rreptë me topin që shkon në skajin e poshtëm të Avdylit. Kukësi i shokuar, nis të shohë përpara dhe krijon disa mundësi por kurbinasit me Xhixhën që ndalet për pozicion jashtë loje (në fakt pozicioni ishte më se i rregullt), mund t’i kishte dërguar në 2 golat për bardhezinjtë.

Finalja e takimit e gjitha kukësiane dhe në të 87-tën Musta realizon me një perlë nga jashtë zone duke barazuar 1-1.

 Në Korçë befason Bylis i Dovedan që ul me këmbë në tokë Skëndërbeun vendas.

Fillimisht Peposhi në minutën e 10-të , ka shënuar golin e parë për miqtë, ndërsa Guindo e Hidi me golat respketivë kanë dhënë tri pikë të arta ballshiotëve në javën e tretë.

Në këtë takim, Skënderbeu duket se ka kaluar në eufori pas fitores në mesjavë në Laç 1-2 duke e konsederuar Bylisin një kundërshtarë të kalueshëm ende pa lozur.

Ndërkohë në Selman Stërmasi’ Partizani i Lerdës, ka vuajtur totalisht në pjesën e dytë. Flamurtari në këtë fraksion, ka kontrolluar gjithë panoramën e lojës dhe vetëm mungesa e eksperiencës, i ka lënë ata pa pikë pas kësaj transferte.

Takimi nis me mjaft raste për Partizanin. Janë sulmuesit por dhe mbrojtësi Boldor apo Telushi, që i afrohën golit. Në minutën e 23-të, Trashi harkon një top në zonë aty ku Solomon e devijon fare pak për ta dërguar brenda vijave të portës.

Pas golit, vendasit luajnë mirë por në minutën e 30- të, Solomon katranos gjithçka me një rofeshtaë të ekzagjeruar në zonën mike. Karton i kuq për autorin e golit që gjakos Deliajn në fytyrë. Panik te vlonjatët, lojtari mbetet pa ndjenja në fushë për pak çaste.

Pas rreth 6 minutave, Deliaj rikthehet në lojë dhe Flamurtari nis të funksionojë në të gjithë hapsirën. Partizani i detyruar të presë. Rastet nuk mungojnë por skuadra e Sadedinit, nuk e ka njeriun gol në skuadër. Madje në fund, rrezikon të pësojë të dytin.

Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Zeqaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Esat Malës në hyrje të zonës dhe Zeqaj që merr të dytin e verdhë e del jashtë loje. Partizani ruan avantazhin dhe shkon në kuotën e 6 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!