Toti: ‘Lacio- Roma, ndeshje e bukur’…

Sot në 18 00, në ‘Olimpiko’ të Romës, do të takohën Lacio e Igli Tares dhe Roma. Për këtë takim me pritshmëri të lartë, tekniku ‘çeleste’ Simone Inzagi, ka bërë publike listën e të thirrurëve për këtë derbi.

Bien në ‘sy’, futbollistët Strakosha dhe Valon Berisha ndërkohë që Durmishi nuk është ftuar. Ndeshja e derbit romak, do të këtë për herë të parë një mungesë të madhe si lojtar apo drejtues.

Bëhët fjalë për legjëndën e Romës Françesko Toti tashmë i tërhequr nga të gjitha angazhimet me ish-skuadrën. Duke folur për mediat përtej adriatikut,  lidhur me derbin e sotëm, Toti ka thënë:

 “Hera e parë që ngjet të shoh këtë ndeshje si tifoz”. Ish- drejtuesi vedhekuqëve jep konsideratat paraprake për dy teknikët teksa shton:

Inzagi e di mirë se çfarë do të thotë derbi me Romën. Nga ana tjetër Fonseka është ambientuar shpejt me lojtarët dhe drejtuesit. Do të jetë një ndeshje e bukur”- deklaroi Toti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!