Ikardi vendos, ‘po iki…’

Sulmuesi argjentinas i Interit Mauro Ikardi, ka udhëtuar sot drejt Parisit për të mbyllur kontratën me PSG.
Ai së bashku me Vandën menaxhere, fluturoi në kryeqytetin francez, ku Leonardo dhe vizitat e mjekëve po e presin. ‘Tymi i bardhë’ është vërtet afër.
Pika e kthesës erdhi dje mes Interit dhe klubit transalpin mbi bazën e një formule më të drejtë blerje më vonë.
E kthyer në telenovelë përgjatë gjithë verës, Ikardi më në fund do “shkulet’ nga Interi. Më parë ai, por dhe bashkëshortja menaxhere Vanda, patën këmbëngulur se nuk lëvizin nga Milano.