Kryesfida, Juventus shpëton nga autogoli i Kulibali…

Juventus- Napoli 4-3.

 Juventusi dominon pjesën e parë dhe shënoi dy herë me Danilo e Higuain, ndërsa në pjesën e dytë, Ronaldo shënon të tretin në të  62-tën për një 3-0 të thellë.

U duk se gjithçka përfundoi dhe skuadra e Ançelotit gjëndej në natën e gabuar në Torino. Por Manolas shkurtoi diferencën shpejt pas një goditje dënimi me topin e beftë, që përfundoi në rrjetë.

Pa kaluar as 2 minuta, meksikani Lozano, debuton si ‘mbret’ dhe hap përsëri sfidën me një aksion model. Di Lorenco 10 minuta para fundit, shfrytëzon një gabim në vendosje të  De Ligt dhe në mënyrë të pabesueshme barazon 3-3.

Kur gjithçka u duk se përfundoi, Juve ndihmohet nga një devijim i Kulibali i cili në mënyrë të  pakuptimtë në të 92-tën, shënoi në portën e tij. Juve ishte në prag të një superdështimi.

Ia doli edhe me fat. Fat dhe për De Ligt totalisht i turbullt në vendosje e manovër për gjatë gjithë lojës. Humbi, por Napoli i pjesës së dytë mëritoi komplimenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!