Kukësi: ‘Luajmë në Shkodër’

Java e tretë për Kukësin kryesues merr vlerë të veçantë pasi në kalendar ka një kundërshtar aspak të lehtë në letër si Laçi. Ekipi i Duros, e ka nisur si duhet edicionin e ri duke marrë 2 fitore e kryesuar me 6 pikë.

Mirpo si pritës, ndaj bardhezinjëve, duke qenë se nuk kanë impaitin e tyre, këtë herë kanë preferuar të luajnë në Shkodër.

Njoftim i Klubit!

Ndeshja e Javës së Tretë për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – KF Laçi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, ditën e diel në orën 16:00.

Kjo sfidë do të zhvendoset në qytetin e Shkodrës, pasi në stadiumin ‘Kamëz’ po punohet për të arritur standardet e kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshjet e ardhshme skuadra jonë do ti zhvillojë në Kamëz, pasi është arritur marrëveshja mes palëve.

Faleminderit!”-shkruan klubi i Kukësit në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!