Tirana, feston në Shkodër, Teuta mund Luftëtarin…

Vlaznia- Tirana 0-2 (Halili 57′, Ngo 58′)

Teuta-Luftëtari 3-1 (Nikaç 29′, Vecaj 44′, Avdyli 56’/ Fili 60′)

Klasikja Vllaznia- Tirana u prit me interes në “Loro Boriçi”, teksa rreth 7 mijë tifozë, ishin vendosur në shkallët e impiantit më të madh në vend.

Skuadrat, me një start të mirë në këtë edicion, falë dhe grintës sportive që i ka shoqëruar ndër vite, e nisën takimin me shumë vrull. Janë fillimisht vendasit që i afrohën Likës, por më pas, një penallti e pa-akorduar për Vllazninë nga gjyqtari Jorgji ka lajmëruar se takimi do të jetë i gjithi për t’u ndjekur.

Në fakt një veprim i Dokës në lojën pa top, mjafton që shkëndijat në shkallë të avancojnë herët, teksa dhe ndonjë shishe plastike fluturon në fushë. Gjithësesi, fraksioni i parë, me miqtë më kërkues,u mbyll i bardhë.

 Në të dytën, Vllaznia u duk më kërkuese por në momentin kyç të takimit, mbrojtësi Gurishta i kuqebluve, shkatërron gjithçka teksa në zonën e tij, i “ul një top’ sulmuesit bardheblu Grent Halili që me shpejtësi godet duke e dërguar topin në rrjetë.

Ishte e 57-ta. Por edhe pas këtij momenti, Vllaznia nuk del nga ‘shoku’. Tirana në festë, menjëherë thyen aksionin e shkodranëve dhe pas asistimit të Kale, është Ngo që zhytet me kokë dhe shënon të dytin ende pa u mbushur 60 sekonda.

Pjesa tjetër ka pak histori në fushë.Ajo vjen nga nga shkallët teksa dëndësia e shisheve plastike, me destinacion fushën, teprohet nga tifozët vendas. Ndalet dhe loja,teksa situata agravohet me një tifoz shkodran që kalon rrethimin dhe futet në fushë.

Pas pak momenteve kaosi, këmbehën gjyqtarët e linjëave (histori shqipëtare) dhe loja vijon dhe për 5 minuta. Kështu pas dy takimeve pozitive, Vllaznia del huq në të tretën. Pikërisht ndaj Tiranës me mjaft pretendime këtë edicion.

 Në Durrës, Teuta dhe Luftëtari, prodhuan bollëk golash. Me skuadrën e Shkëmbit favorite, ndeshja nisi e shpejtë.

Qëndresës së sulmeve të durrsakve, gjirokastritët i’u bënë ballë deri në të 29-tën, ndërsa pas një aksioni model nga e djathta dhe harkimit në zonë, Nikaç,  godet saktë me kokë duke kaluar përpara Teutën.

Epërsia e Teutës vijon,ndërkohë që pa u mbyllur pjesa e parë, Vecaj në 44’ shënon të dytin. Në pjesën e dytë, është sërish skuadra durrsake që ushtron presion dhe Avdyli në të 54-tën, shënon të tretin.

Megjithatë te miqtë, ka një talent si Fili që ngushton diferencën në të 60-tën. Por vetëm kaq. Fundi është i gjithi për Teutën që fiton tri pikët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!