Jashanica: ‘Skënderbeu,dashuria e vetme’

E ndoqi takimin Laçi-Skënderbeu (1-2) nga tribuna, Jashanica premton besnikëri.

Skënderbeu i Korçës i dha një tjetër goditje atyre që mendojnë se këtë edicion, nuk ka ‘look’-un e një skuadre shumë produktive. Në Laç, ekipi i Dajës, mundi vendasit 1-2 duke u hipotekuar si skuadër e kreut edhe për këtë edicion.

Në stadiumin “Laçi” përpos presidentit Takaj, në tribunë edhe Bajram Jashanica. Mbrojtësi do duhet të presë deri në janar për të marrë aprovimin nga UEFA e të luajë në zyrtare.

Kosovari 28 vjeçar, po vuan dënimin e marrë nga institucioni europian i futbollit lidhur me disa medikamente të ndaluara që mbrojtësi ka përdorur në të shkuarën.

Gabim njerëzor që e kam vuajtur dhe po e vuaj ende. Edhe pak kohë ka mbetur dhe do të jem në fushë. Në janar, përfundoj dënimin dhe do të jem gati. Kalova një vit e gjysmë, do të rezistoj edhe pesë muaj”.

 Te Skëndrebeu?

Natyrisht që vetëm te Skënderbeu. A nuk është ky klubi më i mirë i dekadës së fundit që dhe në rastin tim, po tregon profesionalizëm dhe mirësi?!. Bindje. Nuk do e ndrroj Skënderbeun me asnjë skuadër tjetër në Shqipëri”.

 Fitorja në Laç?

Kemi skuadër kualitative dhe me mjaft ekspertë. Edhe nëse luajmë ndaj skuadrave të forta si Laçi, mendoj se kemi një avantazh të madh. Dimë të shfrytëzojmë eksperiencën e akumuluar në vite për të marrë më të mirën”-tha pas takimit Bajram Jashanica për “Sportiim.al”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!