Reagon Bylis, ‘mos flisni pa info’…

Ngjet edhe kështu. Nëse je i ftuar në një studio apo emision sportiv, duhet të peshosh fjalët. Edhe kur flitet për të evidentuar mangësi. Klubi i Bylis, e ka konisderuar dashakeqësi opinionin e gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha dhënë sot në Supersport. Ja reagimi i klubit të Bylis:

Reagim:

I ftuar ne nje emision sportiv sot ne mesdite komentatori-menaxher-sekser Dritan Shakohoxha ka folur pa pasur asnje informacion duke ofenduar punen dhe vlerat qe ka trajneri yne Veljko Dovedan!

Nuk e kuptojme por ne qofte se e mban veten per “profesionist” dhe me “standarte te larta” ju gjeni nje perkthyes sepse nuk eshte etike te komentosh kur dikush flet dhe ju te perbuzni per moshen apo per punen dhe karrieren nje profesionist qe eshte shume here me i mire se trajneret apo “sekseret” qe ju i servirni klubeve….! Dovedan ka merita te padiskutueshme sepse ka bere dhe po ben nje pune kolosale ne klubin e Bylisit dhe gezon respekt dhe reputacion qe e ka vene ne saj te punes dhe jo pabesive e dredhive. Imazhin nuk e ka bere nga televizionet as nga media por nga karriera dhe “CV” e tij. Ndoshta perpiqeni te servirni indirekt trajner edhe te Bylisi por e kemi trajnerin shume shume me te mire se miqte e tu qe sponsorizon lart e poshte, e madje ka drejtuar ne disa shtete dhe do ishte etike ta citoje realitetin dhe jo si te intereson ty zoterote! Ne qofte se te perdorin, behu pak me i embel…! Dovedan nuk eshte sekser dhe i paafte…si ata trajneret qe gjoja jane me shumice dhe ju i njihni me mire….Dhe meqe e mban veten per “gazetar” kur e ben pyetjen degjoje deri ne fund, sepse ke dhe eksperienca me Kombetaren….!!!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!