Mema i sigurtë, ‘meritonim fitoren’

Ardian Mema, priste tri pikë sot ndaj Teutës. Gjithësesi, Tirana e tij, ishte më kërkuese goditi dy herë shtyllën dhe pati disa episode kundër.

Një karton i kuq i munguar për Emiliano Vilën, një penallti e dyshimtë e pa-akorduar për Halilin apo një “gol jo gol” që për teknikun duhej akorduar. Tekniku mes të tjerave tha:

Ngoja ka qenë nervoz me veten, sepse unë i dhashë dorën, më dha edhe ai dorën. Nuk e kuptoj, kampionati është i gjatë dhe te Tirana ka vend për të gjithë ata që meritojnë të luajnë. Për 7 ditë kemi 3 ndeshje, kjo është arsyeja pse nuk futa Dungën. Meqë Ngo jep atmosferë , mendova ta fus në lojë. Nuk ka shumë ndryshime, por aktivizimi mes tyre do të varet nga situata e të dyve”.

Duhet parë mirë se mendoj se ka qenë gol. Dua vetëm drejtësi dhe shoh momentin e dytë dhe them topi ka qenë një metër brenda. Shihni ku është Frashëri, ka pasur arbitër pas porte që sheh edhe linjën,. Nuk e gjej kurrë të arbitri, më vjen keq se është Sino”-tha Ardi Mema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!