Tirana ndalet te shtyllat, Vila falet nga Hamiti


Takimi hapës i javës së dytë mes Tiranës dhe Teutës, mbyllet pa gola.

Në “Selman Stërmasi”: Tirana- Teuta 0-0

Në provën e së vërtetës, Tirana ngec në shtëpi me Teutën e durrësit. Kryqytetasit, e nisën mirë takimin e javës së dytë të Superiores, teksa në “Selman Stërmasi” të mbipopulluar, provuan që në fillim të vendosnin diktatin.

Në fakt, që në filim Tirana ndëshkohet nga një episod, ndërsa Emiliano Vila i Teutës, pas një ndërhyrjeje horror ndaj Dokës, nuk largohet nga fusha me karton të kuq.

E pafalëshme për ndërkombëtarin Hamiti. Kthyer te takimi, të besuarit e Memës, në këtë fraksion, u panë më agresivë e të vendosur në fushë për të shtyrë përpara. Nuk ka gol edhe pse mund të vinte nga një penallti në dukje e mohuar ndaj e Halilit.

Në të dytën, pritej që bardheblutë, të ishin më konkretë e finalizues por me kalimin e minutave, është Teuta që kryen disa aksione mjaft të rrezikëshme  në drejtim të Likës.

Sidoqoftë vendasit në fund, ngulmojnë fort dhe Hasani  gjën shtyllën numër 2 pas asaj të Hoxhallarit në fraksionin e parë. Tirana insiston, por dhe Teuta ka një moment mjaft të mirë në limite teksa Nikaç, u shfaq i lirë në zonë por topi u adresua keq nga lojtari i Shkëmbit.

 Histori tjetër fundi i ndeshjes me tifozët bardheblu që hodhën shishe plastike ndaj virojtësit dhe lojtarëve të Teutës. Protesta e Ngosë, pas zëvëndësimit, tjetër notë negative në start të edicionit të ri për Tiranën.

E para e javës së dytë, u mbyll pa gola. Nesër, java me takimiet e tjera. Duke nisur nga ora 16 00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!