Shkëmbi: ‘Jam i kënaqur me pikën’

Teuta i bëri rezistencë Tiranës sot në kryeqytet për shumë kohë. Ishte me fat te shtyllat e kundërshtarit por në fund mund ta fitonte takimin. Shkëmbi i kënaqur me pikën thote:

Po e vërtetë. Jam i kënaqur me rezultatin, deri- diku me mënyrën se si luajtëm. Mendoj se pas pauzës në pjesën e parë kishim probleme, në pjesën e dytë diçka më mirë. Patëm shanse për ta fituar, siç pati edhe Tirana që goditi traversën.

Në çdo ndeshje po ndryshojmë, kërkojmë alternativa në fazën sulmuese. Fati i keq ishte që nuk shënoi Nikaç. Po humb raste.

Por jam i kënaqur me mënyrën si luajtën futbollistët, sidomos në pjesën e dytë duke pasur parasysh se kishim kundërshtar që ka bërë merkaton më të mirë të kampionatit”-ndër të tjera tekniku i Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!