Roben: “Guardiola, trajneri më i mirë”
Arjen Roben i dha fund futbollit të luajtur pak muaj më parë. Holandezi 36-vjeçar, njoftoi largimin nga Bayerni dhe futbolli aktiv, duke deklaruar tërheqjen nga fushat e blerta.
Ish-futbollisti i kombëtares holandeze, me të cilën shkoi deri në finalen e Kupës së Botës, regjistron 606 ndeshje dhe 210 gola të shënuar, në të gjitha ekipet ku ka luajtur.
Gjithsesi, si pjesë e skuadrave elitare në Europë, Roben ka trazuar ujerat e së shkuarës sot, teksa ka lëshuar një deklaratë disi të çuditshme për mjedisin rrethues të trajnerëve, me të cilët u stërvit përgjatë gati dy dekadave në fushë.
Mëngjerashi i futbollit spektakolar me PSV, Çelsin, Realin dhe së fundi Bayern Mynih, i pyetur se cili ka qënë trajneri më i mirë në karrierë, ka thënë prerë: “Guardiola!”