Zidan shkëlqen në fushë…
Enzo Zidan, i biri i trajnerit të Real Madrid Zinedin Zidan, filloi angazhimin në futbollin portugez këtë të dielë.
Mesfushori francez debutoi me Deportivo Aves, duke impresionuar në pak minuta që ishte në fushë. Enzo, i cili qëndroi jashtë kundër Boavistës, luajti në shtëpi në fitoren 3-1 të Aves ndaj Maritimos. Ai hyri duke zëvendësuar Maçedon, 21 minuta nga fundi.
Trajneri i Aves, Augusto Inacio, ishte i kënaqur pas takimit me francezin. “Enzo vinte nga një dëmtim. Doja t’i jepja minuta për të parë kondicionin dhe efikasitetin në fushë.
I kërkova që të bënte më të miren. I mungon disi ritmi, por ka cilësi dhe jep disa pasime që askush tjetër nuk di ti bëjë. Ai e di se ku duhet dërguar topi dhe e bën me shumë saktësi”, shpjegoi trajneri.