Ibars, një argjentinas për Flamurtarin…

Radhët e vlonjatëve të Flamurtarit po shtohen me shpejtësi. Klubi bregdetar, nëpërmjet një postimi i në faqen e tij në “Facebook”, njofton se në radhët e kuqezinjve është shtuar një mbrojtës argjentinas.

Ai është 28-vjeçari Sebastian Ariel Ibars, qe luan si qendërmbrojtës dhe vjen nga futbolli i ligës së dytë meksikane, pasi sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Kafetaleros.

“Zyrtare! Mbrojtesi Sebastián Ariel Ibars eshte perforcimi i radhes i Flamurtari Football Club. Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C. Shume shpejt me supriza te tjera”, thuhet në njoftimin e klubit vlonjat të Flamutarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!