Lici: ‘Vllaznia e të gjithëve’…


Administratori i Vllaznisë Suad Lici, i ka bërë një rezyme të shkurtër punës dhe skuadrës së Vllaznisë në prag të startit të edicionit të ri futbollistik.

Lici, duke folur për mediat sportive, ka deklaruar se pavarësisht kaheve politike dhe situatës që ka mbërthyer Bashkinë Shkodër, si e vetmja vendim-marrëse për kuqeblutë, të gjithë duhet të bëjnë më të miren për Vllazninë.

Mes të tjerave Lici, thotë se grupi edhe pse po formatohet me vonesë, i ka të gjitha shanset të garojë me dinjitet e të mos përfshihet në grupin e skuadrave që do rrezikojnë kategorinë.

Jemi duke punuar me intensitet. Vllaznia është e gjithë shkodrës dhe pavarësisht zhvillimeve politike në bashki, skuadra duhet të mbështetet me të gjitha mundësitë.

Jemi disi të vonuar por do bëjmë gjithçka për të qënë kompetitivë. Për të mos e diskutuar qëndrimin. Pse jo më vonë për të parë edhe më lart”

Ndërkaq, Vllaznia për llogari të javës së parë të kampionatit të 81-të të Kategorisë Superiore, do të presë këtë të shtunë Laçin, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ duke nisur nga ora 16 00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!