Hamilton i pari edhe te… “kuleta”

Të pasionuarit e Formula 1, dinë gjithçka rreth garave pilotëve, pistave, renditjve, titujve, dramave, historisë etj., etj.

Por në këtë disiplinë sportive sikurndër në të gjithë sportet e tjerë, rol të rëndësishëm merr edhe ana financiare e atyre, që magjepsin me “njëvëndëshet” e skuderive të ndryshme.

Sipas një raporti lidhur me pagat e pilotëve, rezulton se Ljuis Hamilton është më i paguari, me rreth 51 milione euro në vit. Pa llogaritur këtu të drejta sponsorizimi.

I dyti vjen gjermani Sebastian Fetël, me afro 40 milione euro. I treti në listë, është Daniel Riçardo me afro 15 milione euro ne sezon, ndërsa  Maks Verstapen te Red Bulli, shkon deri në 12 milione euro.

Valteri Botas i pesti (rreth 7 mln.), teksa për të ndeshur një tjetër protagonist të këtij edicioni, monegazin Çarls Leklerk, duhet zbritur te vendi i 9-të i kësaj renditjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!