Verstapen në sulm: ‘Hamilton asgjë speciale…’

Maks Verstapen dhe Luis Hamilton, historia e një rivaliteti të ardhëshëm në Formula 1? Ndoshta. Holandezi i Red Bullit, gjithnjë e më prezent në botërorin e 2019-tës, duket se ka nisur një sulm frontal ndaj kampionit në fuqi dhe kryesuesit aktual Luis Hamilton.

Maks, 21 vjeç, nuk po i kursen aspak deklaratat ndaj Hamiltonit 34 vjeçar,madje duke theksuar se dhe brenda skuadrës, nuk ka pasur rivalitet.

Duke folur për revisten angleze ‘Motorsport’, djaloshi intrigues në pistë, ndër të tjera ka thënë: Hamilton nuk ka asgjë speciale. Varet nga makina që ka pasur në dispozicion. Nuk besoj se që në këto vite ka pasur presion nga shokët e skuadrës”.

Në fakt e gjithë historia me Verstapen në rritje, nisi që kur piloti i Red Bullit, deklaroi se piloti më i mirë i viteve të fundit, është Fernanado Alonso dhe jo britaniku.

Madje Verstapen, ka patur një konsideratë ndyshe edhe në marrëdhënjen e Hamilton me Niko Rosberg tri vite më parë te mercedez. Skena e gjitha për t’u ndjekur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!