Leklerk, vjen triumfi i parë në F 1
Çarls Leklerk në garën e 13 sezonale, të MotoGP, atë në SPA (Belgjikë), gjën triumfin e parë në karrierë. Monegazi i ‘kokëkuqes’, u nis i pari nga grila e startit por pas pak sekondave parakalohet nga shoku i skuadrës gjermani Fetël.
Pas hyrjes në bokse, strategjia vihet në vend dhe Leklerk rivihet në krye të garës. Fundi i garës i gjithi i vështirë për pilotin e Ferrarit që gjithësesi, mban prapa kampionin e botës Luis Hamilton.
Në vend të tretë u rëndit Valteri Botas. Dedikimi i këtij trofeu nga Çarls Leklerk ishte për “Tonion” (piloti 22-vjeçar Antoine Hubert) i ndarë nga jeta dje gjatë një aksidenti në Formula 2. Garë në rënje për Fetël që mbetet jashtë podiumit.