Zhoao Feliks, fenomeni lë në hije Ronaldon…

ICC Cup në Stokholm Suedi: Atletiko Madrid- Juventus 2-1 (Zhoao Feliks 24′,33’/ Kedira29′)

 Në ‘Friends Arena” të Stokholmit, Atletiko Madrid dhe Juventus, zhvilluan takimin për ICC Cup (Internacional Champions Cup).

Të dy trajnerët hodhën në fushë skuadrat me formacionet më të mira dhe në një atmosferë “mbytëse” në shkallë, skuadrat dhuruan spektakël të vërtetë.

Në pjesën e parë Zhoao feliks, lojtari më i ri i madrilenëve që u ble nga Benfika për 126 milion euro, shkëlqeu në të gjitha drejtimet.

19 vjeçari gjeti golin e parë në të 24-tën teksa ndoqi një top të blerjes tjetër të skuadrës së Simeones, Tripier, duke e goditur topin brenda kuadratit të Sheznit.

Por talenti portugez do të shënojë edhe një gol të dytë personal. Ai do të vijë pas barazimit provizor të Juves me Kediren  në të 29-tën.

Lemar në të 33-tën lëshon një top për Feliks i cili fluturimthi prodhon një tjetër perlë duke e kaluar sërish Atletikon në avantazh. Për të dalë nga fusha mes ovacionesh në të 56-tën minutë.

Në vend të Zhoao Feliks, futet Diego Kosta. Ndërkaq, i padëshiruari i Juves Dibala, tenton në dy raste në të 76′ dhe 79′ por Oblak, devijon mjeshtërisht në korrne. Në fund, fiton Atletiko. E veçanta e takimit vetëm portieri Oblak i pazëvendësuar. Të 21 lojtarët në fushë, u ndrruan nga teknikët respektivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!