Selmani, vjen trofeu i parë turk…

Finalja e TSYD Cup në Turqi, luajtur sot mes Altinordu dhe Menemenspor të Gentian Selmanit u fitua nga ekipi i sh-kapitenit të Laçit.

Edhe pse një kupë simbolike dhe pa shumë rëndësi, skuadra “Mene” pasi siguroi finalen ndaj Karsijakës (1-0), sot shkatërroi Altinordu në shifra 0-3.

Skuadra e trajnerit Ramazan Kurshunlu, në përbërje të së cilës ishte edhe 21 vjeçari i kombëtares shqiptare, kaloi përpara në të 20-tën me Muhamed Ali Dogan, ndërsa në të 45+2, realizoi edhe të dytin me Halil Shonmez.

Në pjesën e dytë, sërish Menemenspor shkoi në gol në të 47-tën teksa këtë radhë ishte Murat Elktamish që realizoi për 0-3.

Me gjithë përpjekjet e Altinordu, porta e Selmanit nuk u kalua asnjëherë. Në fund, trofeu për Selmanin dhe skuadrën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!