Milani në Kosovë, miqësore historike

sportiim2

● Miqësore në Prishtinë: Feronikeli- Milan 0-2 (Suzo 26′,Borini 58′)

Festë në Prishtinë. Skuadra e Feronikelit, luajti sonte një takim miqësor historik për vetë klubin nga Drenasi dhe mbarë Kosovën.

Në “Fadil Vokrri”, u paraqit Milani i historisë së madhe futbollistike. Mijëra tifozë në rrugë dhe një stadium.

Legjenda Frakno Barezi, ambasadori i kuqezinjëve, tha përpara takimit se “Milan, ka nisur një projekt të madh. Me futbollistë dhe staf teknik. Duhet kohë për të parë skuadrën e madhe në Itali dhe jashtë”. Kuqezinjtë u pritën nga një numër i madh fansash të tyre kosovarë në Prishtinë.

Sakaq, takimi miqësor ashtu siç dhe pritej, u dominua nga italianët. Ishte Suzo që në minutën e 26’-të, kaloi Milanin në avantazh.

Në të dytën Piontek ekzekutoi bukur në 55’ me kokë duke e dërguar sferën në rrjetë por goli vjen e anullohet për pozicion jashtë lojë. Vendim i drejtë.

Nuk vonon dhe në 58-tën Fabio Borini dhuron spektakël me një goditje fluturimthi për 0-2.

Në minutat e fundit, ka zëvendësime. Mes radhëve të Milanit edhe djali i Paolo Maldinit, Danieli. Miqësorja e luksit u mbyll me fitoren e miqëve 0-2.

?>