Leroi Sane, 6 muaj lamtumirë Sitit!…

Sulmuesi i përfaqësueses gjermane, Leroi Sane do të mungojë për gjashtë muaj në radhët e Mançester Sitit, për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Liverpolit për të ashtuquajturën, Superkupë të Anglisë.

Me një komunikatë në faqen zyrtare, klubi i Mançester Sitit ka bërë me dije, se sulmuesi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar për javën e ardhshme.

Sipas të gjitha gjasave, pas këtij dëmtimi Leroi Sane do të duhet të qëndrojë rreth gjashtë muaj jashtë fushave të futbollit. Ky aksident, bëri që edhe të dështojë transferimi i tij te Bayern Mynih, ndërkohë që midis klubeve ishte arritur edhe akordi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!