‘Davidi’ i Arsenalit, mbyllen portat e Junajtid për torinezët

David Luiz, braziliani 32-vjeçar, pas shumë sezoneve te Çelsi, më në fund arrin akordin me Arsenalin.
Është konsideruar si ndër lëvizjet më të çuditëshme të merkasos së nxehtë angleze, pasi mbrojtësi nga një klub i Londrës kalon te rivalët e të njëjtit qytet.
Për 8.6 milione euro, David sipas BBC, sot do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me skuadrën e Granit Xhakës. “Topçinjtë’ kanë afruar edhe Kirian Tierni nga Selltiku për 27 milione euro. Kontratë 5-vjeçare për 22-vjeçarin anësor.
Ndërkaq mbyllen portat e Mançester Junatid për Dibala e Mandzukiç. E raporton “Sky Sports”.