Starton Premier League, Liverpul në fushë
● Sot në “Anfield”, ora 21:00, Liverpul-Noruiç në topin e parë të Premier.
Liverpul-Noruiç në Premier Ligë, Monako-Lion në Ligë 1, Portimonese-Belenenses në Primiera Liga, janë çifet angleze, franceze dhe portugeze, që i japin startin sonte kampionateve të tyre për edicionin futbollistik 2019-20.
Në ishull, Liverpuli e Jurgen Klop, niset si favorit jo vetëm ndaj “kanarinave”, por dhe në objektivin titull. Sezonin e kaluar e humbi për një pikë. “Reds”-at, u shpallën kampione në Champions dhe trajneri gjerman i tyre, nuk ka bërë shumë ndryshime gjatë merkatos së verës, duke i besuar formacionit fitues.
Në Ligë 1, shorti ka vënë në krye të herës, skuadrën nga principata ndaj Lionit. Monako, vjen pas një edicioni zhgënjyes. Monegazët, rrezikuan vjet seriozisht zbritjen nga Ligë 1.
Nuk pritet të jetë e njëjta situatë këtë edicion, pasi klubi ‘monark”, ka lëvizur goxha gjatë ndërtimit të grupit të ri. Lioni mbetet gjithnjë pjacë e lartë. Duelet mes tyre, janë shoqëruar gjithnjë nga dualiteti i një derbi.
Në Portugali, çifti që starton Primiera Liga, i takoi dy emrave të zakonshëm. Vendi i 11-të me atë të 9-tin e edicionit të shkuar, me lisbonasit e Belenenses, që shihen disi më të favorizuar.
Pas një jave, kampionate të tjerë elitarë në fushë. Spikat starti gjerman, me çiftin Bayern Mynih-Hetha Berlin. Ai spanjoll, nis nga fushat baske, teksa Atletik Bilbao pret Barcelonën. Italianët njësoj si Superiorja shqiptare, me 24 gusht.