Barcelona fiton me Napolin, por jo me lojë…

Miqësore: Napoli-Barcelona 1-2 (Umtiti 42’(a) / Buskets 39’, Rakitiç 79’)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Barcelona ka triumfuar në miqësoren ndaj Napolit. Në “Hard Rock Stadium”, në prani të 57 mijë shikuesve, katalanasit fituan 2-1. Autorë të golave ishin Buskets (39’), Umtiti (42’, autogol) dhe Rakitiç (79’).

Pavarësisht nga rezultati, të besuarit e Ançelotit, u pëlqyen për lojën që zhvilluan dhe u paraqitën një skuadër më e organizuar.

Në të kundërt, Valverde kërkoi të provonte të rinjtë. Në fraksionin e dytë hynë në fushë Pike, Dembele, De Jong, Semedo, që iu shtuan Suarezit dhe Griezman, që për herë të parë luanin së bashku.

Për shkak të një dëmtimi, Mesi nuk ishte me skuadrën, por në Barcelonë për t’u rehabilituar. Gjithashtu nuk u aktivizua as Kutinjo për situatën e tij të ngatërruar dhe Arturo Vidal i pezulluar nga klubi.

Nëse francezi Griezman dhe Suarez u pëlqyen për lojën e tij në gjirin e “blaugranëve”, duartrokitje meritoi edhe loja e Insinjes tek Napoli. Pas nuk mbeti as belgu Martens, as edhe spanjoli Kalehon, apo Fabian Ruiz.

Pas minutes së 79-të, në radhët e Napolit, trajneri Ançeloti aktivizoi edhe mbrojtësi i kuqezi, Elseid Hysaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!