“As”, trego që je një… “As”

Mediat sportive sot në Spanjë: ‘Hazard, duku’…

Ditë ‘zhegu’ në lëvizjet e meraktos që lidhin tri kampioantet më të forta në botë. Spanjën, Anglinë dhe Italinë. Luftë për të shqepur kacidhe e lojtarë në kërkim të stofëve të rinj.

Në ndonjë rast, ‘telenovela” (rasti Pogba, Lukaku etj) dhe kërkesë llogarie (rasti Hazard).Kjo është panorama aktuale që ka mbërthyer tregun e disa futbollistëve më të kërkuar në Europë. Dy spanjollet më të mëdha sportive ‘As’ dhe ‘Marca’, ndalen konkretisht.

E para madrilene, i tërheq ‘veshin’ yllit belg Eden Hazard, teksa pas 5 takimeve me fanellën e re, nuk është dukur. “As” i thotë Hazardit, trego që je një ‘As’.

 Edhe ‘Marca’ e ka me aksin Angli- Spanjë. Prestigjozja titullon : ‘Eriksen, mund të jetë çelësi i Pogba”, duke hedhur hipotezën se një largim i Pobga nga Junajtid, varet nga kontrata e re e danezit me ‘djajtë’.

Pogba kërkohet me ngulm nga Zidan dhe nga ish ekipi i tij Juventus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!