Leo Mesi, “Goli” i sezonit 2019…(video)

Goli më i bukur i sezonit 2018-2019, sipas UEFA-s është ai i Leo Mesit. Një ekzekutim mjeshtëror i kampionit të Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpulit, të fituar 4-1 nga “blaugrana”.

Në vendin e dytë renditur goli i Kristiano Ronaldos në ndeshjen Juventus-Mançester Junajtid 1-2 (ndeshjet në grup më 7 nëntor 2018) dhe në vend të tretë u vlerësua goli i portugezit Danilo në ndeshjen Portugali-Serbi 1-1 (eliminatoret e europianit, më 25 mars 2019 ).

Për “Pleshtin”, që nga vendosja e këtij çmimi më 2015, është triumfi i tretë. Në rradhën e nderit, ai arriti rivalin e tij të përjetshëm Kristiano Ronaldon, çmim i dhënë së fundmi për golin me roveshatë me fanelën e Real Madrid në ndeshjen kundër Juventusit.

Në vitin 2017, këtë çmim e meritoi një lojtar tjetër të Juventusit, Mario Mandzukiç, për golin kundër Real Madrid në finalen e Kardif.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!