Stavri Nica, përsëri në krye të Devollit…

Trajneri i njohur Stavri Nica do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën e Devollit edhe në sezonin e ri, që pritet të nisë në shtator.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi devolli, i cili nëpërmjet një njoftimi bën të ditur faktin se kryebashkiaku i ri Eduard Duro, ka nënshkruar kontratën me teknikun durrsak për vazhdimin e bashkëpunimit midis tyre.

“Kryetari i ri i Bashkisë Devoll , Z.Eduard Duro , në cilësinë e Presidentit të K.S Devollit hedh hapat e parë për krijimin e strukturës së re të klubit në përputhje me kriteret e Kategorisë së Parë në të cilën klubi yne do të jetë pjesmarrës.
Duke hedhur firmën e parë me konfirmimin e trajnerit Stavri Nica për sezonin e ardhshëm.

Dita e hënë është vendosur për fillimin e stërvitjes. Në ditët në vijim do të pasqyrohen zhvillimet për sa i perket futbollistëve që do te provohen/afrohen për të qenë pjesë e ekipit për kampionatin 2019-2020”, shkruhet në njoftimin e skuadrës së Devollit.

Trajneri durrsak Stavri Nica, në mesin e sezonit të shkuar mori drejtimin e skuadrës së Devollit dhe e ngjiti atë nga Kategoria e Dytë në të Parën, ku do të debutojë në sezonin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!