Kastrioti, idiotësi e shpifje, jemi shëmbull


Reagim i ashpër i krutanëve, ‘Kastrioti i paragjykuar qëllimisht

Të gjithë panë edicionin e kaluar se si Kastrioti i Krujës, u përball me çdo rival të Superiores në tentativë për të shpëtuar edicionin. Të gjithë panë se si aftësitë dhe shpirti i garës e një grupi të kryesuar nga tekniku Bledar Devolli, në fushë, u kthyen në skuadrën më simpatike të fazës së katërt, teksa emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, provuan të dështojnë.

Një skuadër e cila humbi betejën vetëm në 90’ minutat e fundit.Me urtësi, ata pranuan verdiktin e nuk u morën me fjalë . Pas largimit të Devollit, shumë nga yjet e grupit, nisën të piketohen nga ekipe me traditë në vënd por dhe nga jashtë.E bukura e edicinot të 80-kombëtar të futbollit për dy fazat e fundit, u rrëzua.

Sot:

 Krutanët janë ndër të parat skuadra nga Kategoria e Parë që kanë dalë në terrën dhe kërkojnë konfigurimin me prepotencë për edicionin e ri. Me pretendime konkrete. Për tu ngjitur në elitë.

Ndreu trajner, një  njohës i spikatur i kampionatit Shqiptar, ka hedhur dorashkën dhe është gati të vendosë bast për rikthimin. Prapa një presidëncë e besueshme dhe një tifozeri e flaktë.

Pret të përfitojë edhe nga rrumpalla ku është përfshirë Superiorja, ndërsa shumë klube, janë në panik me bilancet apo detyrimet ndaj palëve të treta, e të rifitojë pozicionin. Në fakt, përtej kulisave apo makinacioneve me rregullorën pa ‘rregulla’, duket se i takon. Për këtë situatë para disa ditëve, pati edhe një reagim nga klubi.

Tani?

Befas ‘Panorama Sport’, publikon një dokument në të cilin thuhet se Kukësi dhe Kastrioti, janë përfshirë në një trukim të javës së fundit mes tyre në Kamzë. Klubi përmes zyrtares në ‘Facebook’,reagon. Madje duke përcaktuar ndjeshëm përgjegjësit e këtij ‘deklasimi’.

 Ja reagimi i Kastriotit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!