Radha e Egnatias, nesër në fushë me ‘look’ të ri
Egnatia nesër në fushë. Prej javësh klubi, ka bërë të ditur datën e startit të përgatitorëve për sezonin e ri duke ju referuar ditës së nesërme.
Egnatia, pjesëmarëse në grupin B, në Kategotrinë e Parë, edicionin e kaluar, u tregua rivalizuese për shumë javë, teksa në fund, u detyrua të pranojë verdiktin duke u renditur pas dy skuadrave me traditë Bylis dhe Besa.
Ndërkaq, rrogozhinasit kanë publikuar edhe lëvizjet në staf. Kështu pas miratimit në parim të kryebashkiakut të Rrogozhinës Haxhi Memolla, trajneri i ri do të jetë kavajasi Ndriçim Kashami, teksa në rolin e zëdhënësit të tij, është caktuar Eduart Thartori. Drejtor Sportiv i klubit, Klevis Murati.
Sakaq, me grupin që zbret nesër në terren,do të përfshihet Jurgen Vogli dhe disa lojtarë të eksperincës që prej javësh kanë qënë në bisedime me klubin. Sipas burimeve nga klubi, do të ndërtohet një grup që do synojë dy vendet e para.