Kavani besnik, i mbyll “derën” Interit

Në një intervistë me “Le Parisien”, sulmuesi konfirmon se do të respektojë premtimin e bërë vitin e kaluar: “Unë do të qëndroj në Francë deri në vitin 2020, më pas mund të kthehem në shtëpi në Uruguaji”

Edinson Kavani mbyll përfundimisht dyert për Interin. Ai e bën këtë nëpërmjet një intervistë me “Le Parisien” në të cilën, pa përmendur asnjëherë klubin “zikaltër”, ai konfirmon qëllimin për të qëndruar për një sezon tjetër në Paris SG, deri në fund të kontratës.

”Për të ardhmen time, – shpjegon sulmuesi 32-vjeçar Kavani, – kam folur që sezonin e kaluar. I kam premtuar, jo vetëm tifozëve, por edhe vetes, që do të qëndroja këtu deri në fund të kontratës. Do të shohim më vonë, nëse futbolli do të më bëjë të qëndroj këtu. Vendimi im mund të ishte të kthehesha në shtëpi, në Uruguaji. Por i premtova vetes që ta përfundoj këtë kontratë. Kjo është një siguri. Pastaj, kjo nuk varet vetëm nga unë, ne duhet të marrim parasysh edhe vullnetin e klubit dhe të tifozëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!