Paris SG gjen numrin “6” të munguar…

Ish-mesfushori i Evertonit, Idrisa Gueye, ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimin me Paris SG. Për rreth 32 milionë euro, 29-vjeçari do të mbajë veshur fanelën e skuadrës së “Parkut të Princave” deri në vitin 2023.

Senegalezi një “6” klasik në mesfushë, pas tërheqjes së Tiago Motës, do të sigurojë ekuilibrat në një skuadër ku luajnë edhe Nejmar, Kavani, Mbappé, Di María.

“Ndihem jashtëzakonisht krenar që u bashkova me Paris Saint-Germain. Doja t’i jepja një impuls të ri karrierës time dhe të isha pjesë në një nga projektet sportivë më të strukturuar dhe ambiciozë në botë“, ka deklaruar Gueye në faqen e internetit të klubit parizien.


“Falënderoj menaxherët, trajnerin dhe të gjithë stafin për besimin që ata treguan ndaj meje. Unë do të bëj çmos që të tregoj veten të denjë për këtë besim dhe të integrohem shpejt në këtë grup lojtarësh të talentuar”, ka thënë ish-mesfushori i Evertonit.

Ky është rikthim i mesfushorit Gueye në futbollin francez të Liga 1. Ai më parë ka luajtur 176 ndeshje me Lilën, duke shënuar 6 gola. Në vitin 2015 senegalezi nënshkroi për Aston Vilën dhe në 2016 u transferua te Evertoni për 8,5 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!