Paris SG, kohë “lotësh” për Nejmar…

Braziliani nuk është në listën e 10 kandidatëve për çmimin FIFA-s “The Best Player”, që do t’i garantonte atij një bonus prej 3 milionë eurosh.

Skena nuk i ka shpëtuar mediave franceze. Dje, në fakt, për seancën e fundit stërvitore para Superkupës së Francës, Nejmar e shmangu përshëndetjen me drejtorin teknik Leonardo.

E gjithë kjo, natyrisht nën vëmendjen e kujdesshme të korrespondentëve të ndryshëm, që kanë raportuar në mënyrë të përpiktë në gazetat e sotme.

Kjo një aspekt tjetër i fazës së “divorcit” midis PSG-së dhe të yllit të saj, i cili gjithashtu nuk bën pjesë në listën e dhjetë kandidatëve për çmimin “The Best Player” të FIFA-s.

Por braziliani Nejmar, të paktën mori përkëdheljen e kolegut të tij uruguajan Edison Kavani, që pak ditë më pare u shpreh: “Shpresoj që Nejmar të mbetet, ai ka akoma shumë për të dhënë te Paris SG”.

Ndërkohë, sipas faqes braziliane “Uol Esporte”, Nejmar ka humbur edhe 3 milionë euro shpërblime, nga mos përfshirja në listën e 10 lojtarëve më të mire të përzgjedhur, të cilët, më 23 shtator, në teatrin “La Scala” në Milano, do të garojnë për çmimin “The Best Player” të FIFA-s.

Gjithsesi, në Paris shpresojnë që “telenovela” Nejmar të përfundojë para fillimit të kampionatit francez, i cili starton pas një jave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!